Ndërlidhjet

NATO, hapa drejt tranzicionit në Afganistan


Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar listën e qyteteve afgane, nga ku do të fillojë transferimi i përgjegjësive të sigurisë tek forcat lokale.

"Sot, NATO-ja ka marrë vendimet e veta lidhur me gatishmërinë e ISAF-it për të mbështetur tranzicionin në Afganistan. Por, unë dua ta bëj të qartë se këto nuk janë vendimet përfundimtare. Tranzicioni nuk do të nisë derisa të miratohet nga qeveria afgane dhe të shpallet nga presidenti Karzai", ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Transferimi i përgjegjësive është një element kyç në planet e Perëndimit për t’i dhënë fund rolit ushtarak në Afganistan, pas gati një dekade luftë.
XS
SM
MD
LG