Ndërlidhjet

Obama: SHBA s'do lejojë përsëritjen e Ballkanit


Presidenti amerikan, Barak Obama, u ka bërë thirrje udhëheqësve arabë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut "të përqafojnë procesin e ndryshimeve".

Obama ka kërkuar nga autoritetet libiane të ndalojnë sulmet ndaj popullatës civile.

"Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare janë të detyruara të bëjnë gjithçka të mundur për të ndaluar përsëritjen e asaj që ka ndodhur në Ballkan në vitet 1990 si dhe në Ruandë", deklaroi presidenti amerikan.

Obama tha se qeveria e tij po punon për të fituar mbështetjen arabe për zonën e ndalim fluturimit mbi Libi.
XS
SM
MD
LG