Ndërlidhjet

Gibson pranon se ka abuzuar ish-të dashurën


Aktori dhe regjisori i Hollivudit, Mell Gibson, ka pranuar akuzat për “abuzim fizik” të ish-dashnores së tij, muzikantes ruse Oksana Grigoerieva.

55-vjeçari i ka shpëtuar burgut si rezultat i pranimit të fajit, porse është dënuar me tre vjet periudhë prove dhe një vit këshillimi kundër dhunës në familje.

Prokurorët në Los Angjelos nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të akuzuar Grigorieven për përpjekje të rrëmbimit të pasurisë së Gibsonit – akuza të cilat ky i fundit i ka bërë gjatë negociatave mbi kujdestarinë e vajzës së tyre.
XS
SM
MD
LG