Ndërlidhjet

Eurozona merr masa për shpëtimin e monedhës


Udhëheqësit e 17 vendeve që përdorin euron janë dakorduar për një sërë masash që synojnë ruajtjen e monedhës.

Në mesin e tyre parashihet edhe rritja e kapacitetit të ndihmës në 440 miliardë euro.
Deri më tani, fondi i stabilitetit parashihte 250 miliardë euro për vendet e goditura nga kriza.

Në takimin e Eurozonës po ashtu është rënë dakord për uljen e normave të interesit të paketës së Greqisë. Athina vitin e kaluar ka marrë 110 miliardë euro nga fondi i shpëtimit për të mbijetuar krizën e borxhit.
XS
SM
MD
LG