Ndërlidhjet

logo-print

Kongresistja Gifords me përparime të dukshme


Mjekët thonë se kongresistja amerikane, e cila u qëllua në kokë nga një person i armatosur në Arizona, ka bërë përparime të dukshme në shërimin e saj.

Mjeku Dong Kim tha se Gabriell Gifords tani mund të flasë fjali të plota, por të shkurtra, mund të ecë me ndihmë dhe tregon emocione pozitive.

Megjithatë, thuhet se Gifords ende nuk e kujton ngjarjen e 8 janarit në Arizona.

Sulmi vrau gjashtë persona dhe plagosi mbi 10 të tjerë, ndërsa autori i dyshuar këtë javë u vetëdeklarua i pafajshëm.
XS
SM
MD
LG