Ndërlidhjet

Liga Arabe diskuton Libinë


Përfaqësuesit e Ligës Arabe janë mbledhur në Kajro për të diskutuar opsionet e reja në përgjigje të krizës në Libi. Në mesin e propozimeve për diskutim janë zona e ndalim fluturimit dhe zgjerimi i njohjeve formale të Këshillit Kombëtar Libian.

Takimi vjen një ditë pasi udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të shqyrtuar të gjitha opsionet që do të detyronin Muamer Gadafin të japë dorëheqje. Por, diplomatët evropianë nuk janë pajtuar për sulmet ajrore, zonën e ndalim fluturimit apo veprime të tjera ushtarake.

Ndërkohë, forcat besnike të Gadafit kanë shpallur fitore të tjera kundër luftëtarëve kryengritës. AFP raporton se protestuesit janë tërhequr sot nga porti Ras Lanuf.
XS
SM
MD
LG