Ndërlidhjet

logo-print

Kosova i ofron Japonisë ndihmën e FSK-së


Kosova është shprehur e gatshme të ndihmojë Japoninë në menaxhimin e katastrofës natyrore që ka goditur këtë vend.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i ka ofruar homologut të tij japonez, Takeaki Matsumoto, ndihmën e një kontingjenti të specializuar të FSK-së.

“Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi diskutuar lidhur me ngjarjet dramatike në Japoni. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë Japoninë në çdo mënyrë. Prandaj, ne ju ofrojmë dërgimin e Trupave të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Japoni. Trupat e FSK-së janë shumë mirë të stërvitura në menaxhimin e katastrofave natyrore dhe janë të gatshëm që krah për krah me forcat tuaja të ndihmojnë popullin e Japonisë”, thuhet në letrën e Hoxhajt dëguar ministrit të jashtëm japonez.
XS
SM
MD
LG