Ndërlidhjet

Pragë: Suspendohet kreu i policisë ushtarake


Ministri çek i Mbrojtjes, Aleksander Vondra, ka suspenduar kreun e policisë ushtarake të vendit.

Suspendimi i gjeneralit Vladimir Lozka vjen një ditë pasi policë të armatosur kanë bastisur lokalet e televizionit çek, në kërkim të një raporti që shkaktoi lëkundje në mesin e inteligjencës ushtarake.

Raporti - për të cilin televizioni çek tha se nuk u gjet nga policia - çoi në shkarkimin e ish-kreut të inteligjencës, Mirosllav Krejçik, në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG