Ndërlidhjet

Liga Arabe pro zonës së ndalim fluturimit mbi Libi


Televizioni shtetëror i Egjiptit tha se Liga Arabe i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë zonën e ndalim fluturimit mbi Libi.

I njëjti burim tha se shtetet arabe kanë vendosur të hapin kanale komunikimi me këshillin e kryengritësve në Bengazi.

Takimi i përfaqësuesve arabë në Kajro vjen një ditë pasi udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të shqyrtuar të gjitha opsionet që do të detyronin Muamer Gadafin të japë dorëheqje. Por, diplomatët evropianë nuk janë pajtuar për sulmet ajrore, zonën e ndalim fluturimit apo veprime të tjera ushtarake.

Ndërkohë, forcat besnike të Gadafit kanë shpallur fitore të tjera kundër luftëtarëve kryengritës. AFP raporton se protestuesit janë tërhequr sot nga porti Ras Lanuf.
XS
SM
MD
LG