Ndërlidhjet

logo-print

Qipro: Arrestohen europarlamentarë


Një delegacion 11-anëtarësh, përfshirë katër europarlamentarë, është arrestuar sot në pjesën turke të Qipros.

Autoritetet njoftuan se ata janë arrestuar teksa po përpiqeshin të përcaktojnë gjendjen e kishave ortodokse në atë zonë.

Njoftohet se policia i ka konfiskuar pasaportat e anëtarëve të delegacionit, në mesin e të cilëve është edhe Jaroslav Valensa, djali i ish-presidentit të Polonisë, Leh Valesa, fitues i Çmimit Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG