Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Bahrein


Forcat e rendit në Bahrein kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, për t’i parandaluar ata nga mbajtja e një tubimi, të paralajmëruar për sot.

Policia ka ndërhyrë edhe me automjete të rënda, ndërsa disa protestues raportohen të plagosur.

Demonstruesit e frymëzuar nga kryengritjet në Egjipt dhe Tunizi, bëjnë thirrje për largimin e monarkisë, e cila drejtohet nga një familje sunite. Shumica e popullsisë në Bahrein i takon komunitetit shiit.
XS
SM
MD
LG