Ndërlidhjet

logo-print

Frikë nga shpërthimi i dytë në Fukushimë


Ekspertët e energjisë bërthamore në Japoni kanë shfaqur drojën nga një krizë e mundshme atomike, pas dëmtimeve që ka shkaktuar tërmeti në centralet bërthamore.

Shqetësimet nga rrjedhja e materieve radioaktive në uzina janë në rritje, pasi është dëmtuar edhe një sistem ftohës, ndërsa nivelet e rrezatimit tanimë kanë kaluar limitet ligjore.

Zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Juko Edano, paralajmëroi mundësinë e një shpërthimi tjetër në uzina, pas atij të djeshmit në Fukushimë.

Lidhur me gjendjen e reaktorit të dytë, Edano tha:

“Dua t’ju tregoj për reaktorin Numër Tre. Kemi supozuar se do të kishte një shans për të, por funksioni i furnizimit me ujë të reaktorit ka ndaluar. Aktualisht jemi duke punuar në shpëtimin e tij”.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, e cila mbikëqyret nga Kombet e Bashkuara, tha se mbi 170 mijë njerëz janë evakuuar nga Fukushima.

Bota i është përgjigjur situatës në Japoni me oferta të shumta të ndihmës. Ekipe shpëtimi kanë arritur nga Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Singapori, ndërsa një ekip i hulumtuesve nga Kina pritet të arrijë sot.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur fuqinë e tërmetit të së premtes në magnitudën 9, duke e bërë atë tërmetin më të fortë që ka ndodhur ndonjëherë.

Sipas raporteve të agjencive, numri i konformuar i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami pasues është rreth 900.
XS
SM
MD
LG