Ndërlidhjet

Klinton takon opozitarët libianë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, udhëton sot drejt Parisit, ku do të takohet me figura të larta të opozitës libiane, si dhe me përfaqësues të fuqive botërore.

Udhëtimi i saj vjen në kohën kur forcat besnike të Muamer Gadafit thonë se kanë rimarrë kontrollin e qytetit Brega, “duke e spastruar nga protestuesit”.

Klinton ka thënë se plani për zonën e ndalim fluturimit mbi Libi do të diskutohet të martën me zyrtarët e NATO-s.

Pas Parisit, kryediplomatja amerikane do të udhëtojë drejt Tunisit dhe Kajros.
XS
SM
MD
LG