Ndërlidhjet

Japoni, kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore


Kryeministri Naoto Kan tha se Japonia po përballet me krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, derisa po lufton pasojat e tërmetit shkatërrues.

Në mesin e frikës për rrezik bërthamor pas shpërthimit të centralit në Fukushima, Kan tha se "situata në uzina vazhdon të jetë në gjendje alarmante".

Teknikët japonezë po luftojnë për të ulur presionin në një reaktor tjetër bërthamor, të dëmtuar pas tërmetit të së premtes.

Zyrtarët thonë se reaktori N3 humbi sistemin emergjent të ftohjes. Një problem i ngjashëm shkaktoi shpërthimin e reaktorit të shtunën.
XS
SM
MD
LG