Ndërlidhjet

Ankara, protesta kundër arrestimit të gazetarëve


Qindra gazetarë janë mbledhur në kryeqytetin turk, për të protestuar kundër burgosjes së dy reporterëve, nën akuzat për veprimtari antiqeveritare. Nedim Sender dhe Ahmet Sik u arrestuan javën e kaluar.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet: “Lironi gazetarët” dhe “Mos përgjoni”.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë akuzuar kryeministrin Rexhep Taip Erdogan për shtypje të mediave – akuza që janë hedhur poshtë nga kreu i ekzekutivit turk.
XS
SM
MD
LG