Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar për dhunën në Jemen


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për situatën në Jemen.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, tha se “SHBA-të po i përcjellin me shqetësim të thellë raportet e vazhdueshme të viktimave dhe të të lënduarve në demonstratat e javëve të fundit”.

Deklarata e tij vjen pas njoftimeve që flasin për dhjetëra të plagosur në përleshjet e sotme mes demonstruesve dhe policisë jemene.

Katër njerëz kanë humbur jetën në trazirat e së shtunës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, u ka bërë thirrje autoriteteve jemenase "të përmbahen nga përdorimi i dhunës".
XS
SM
MD
LG