Ndërlidhjet

Dënohet vrasja e familjes izraelite


Shtetet e Bashkuara, Autoriteti Palestinez dhe Katërshja e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë për Lindjen e Mesme kanë dënuar vrasjen e familjes izraelite në Bregun Perëndimor.

Policia e Izraelit është vënë në kërkim të autorëve të sulmit që ka ndodhur të shtunën në një lagje hebreje, ndërsa militantët palestinezë dyshohet të fshihen pas tij.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, tha se dënon ashpër "të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve, pa marrë parasysh se kush i kryen ato".

Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka "asnjë justifikim të mundshëm" për vrasjen e prindërve dhe fëmijëve në shtëpinë e tyre.
XS
SM
MD
LG