Ndërlidhjet

Edhe Gjermania mirëpret thirrjen e Ligës Arabe


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka përshëndetur mbështetjen e Ligës Arabe për zonën e ndalim fluturimit mbi Libi, por është shprehur i rezervuar sa i përket qëndrimit të Berlinit për një veprim të tillë.

"Unë e mirëpres pozicionin e qartë të Ligës Arabe ndaj krimeve të Muamer Gadafit. Por, ne nuk duam të përfshihemi në një luftë civile në Afrikën veriore", u ka thënë ai gazetarëve.

Vestervelle i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbledhet "sa më shpejt që të jetë e mundur rreth një vështrimi të ri të situatës në Libi".
XS
SM
MD
LG