Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në Bahrein, qindra të plagosur


Policia e Bahreinit është përleshur me protestuesit, të cilët kanë tentuar të okupojnë qendrën bankare të Manamas.

Dëshmitarët thanë se forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj 350 aktivistëve që kishin rrethuar kompleksin biznesor.

Sipas burimeve spitalore, rreth 200 protestues janë plagosur.

Mbreti Hamad ka përsëritur ofertën për dialog me grupet kryesore të opozitës, por këto të fundit kanë refuzuar të negociojnë deri në dorëheqjen e qeverisë dhe lirimin e disidentëve nga burgu.
XS
SM
MD
LG