Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan u vranë tre militantë


Nga një sulm ajror i dyshuar nga një aeroplan amerikan pa ekuipazh, në rajonin e Pakistanit afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë tre militantë të dyshuar.

Zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit thanë se dy raketa janë hedhur në një makinë, që qarkullonte për në rajonin fisnor pashtun në Vaziristanin Verior.

Sulmi i sotëm ishte i katërti brenda 24 orëve në pjesën veriperëndimore në Pakistan.
XS
SM
MD
LG