Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi në bazën ushtarake – 8 të vrarë


Nga eksplodimi i një makine afër kazermës ushtarake në provincën Dijala në Irak, raportohet se janë vrarë së paku 8 vetë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Shpërthimi i sotëm ndodhi në bazën ushtarake në Kanaan, që është 70 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Bagdad.

Sipas disa raporteve, ky ishte një sulm vetëvrasës me bombë.

Zyrtarët thanë se ndërtesa ishte shkatërruar dhe se ka shqetësime se nën gërmadha mund të ketë edhe më tepër viktima.
XS
SM
MD
LG