Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata refuzoi të vendos për amerikanin e arrestuar


Një gjykatë në Pakistan ka refuzuar të vendosë nëse një kontraktor amerikan, që mbahet i akuzuar për vrasje, ka imunitet diplomatik, duke thënë se dëgjimi për rastin e vrasjes në gjykatë, duhet të vendosë.

Shtetasi amerikan, Rejmond Dejvis, i ka vrarë dy pakistanezë, në qytetin lindor Lahore, më 28 janar.

Ai thotë se ka vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se ai ka imunitet diplomatik dhe duhet të lirohet dhe dërgohet në Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e Pakistanit ka thënë se për këtë çështje duhet të vendos gjykata.

Ky rast i ka lëkundur raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Paksitanit, që është aleat kryesor amerikan në luftën kundër terrorit.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë në Lahore, me gjasë, e vazhdon krizën në raporte, ndërsa një gjykatë penale, ku i akuzuari Dejvis, po gjykohet për vrasje, tashmë ka njoftuar se procesi duhet të vazhdoj.
XS
SM
MD
LG