Ndërlidhjet

Marok: Policia e ndërpreu demonstratën


Disa njerëz janë plagosur dje në qytetin më të madh të Marokut, Kazablanka, kur policia speciale ka përdorë shkopinj për ta ndërprerë tubimin e qindra demonstruesve, që kërkonin reforma.

Aktivistja Ghizlaine Benameur, që mori pjesë në këtë demonstratë, i tha agjencisë Reuters, se tubimi “ishte paqësor dhe ne nuk e dijmë se si ndodhi që policia ta sulmoj protestën paqësore”.

Nuk ka mundur të sigurohet ndonjë zyrtar në ministrinë e brendshme të Marokut për koment lidhur me këtë zhvillim.

Mbreti Mohamed, javën e kaluar, e ka emëruar një komitet për ta hartuar propozimin për reformën kushtetuese, me të cilën do të zgjeroheshin të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur, të sigurohet se zyrtarët duhet të kenë përgjegjësi dhe që sistemi i drejtësisë të jetë e pavarur.

Plani i tij kërkon që për reformat kushtetuese të mbahet referendum.
XS
SM
MD
LG