Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Partia në pushtet fitoi në zgjedhjet rajonale


Partia në pushtet në Rusi ka arritur fitore në zgjedhjet rajonale.

Rezultatet preliminare tregojnë se partia Rusia e Bashkuar, po fiton në të gjitha 12 rajonet, ku zgjedhjet lokale u mbajtën dje.

Me përjashtim të një rajoni, kjo parti ka fituar më se 40%, në të gjitha rajonet e tjera.

Vëzhguesit nga grupi për monitorim të zgjedhjeve Golos thanë se votat ishin manipuluar.

Por, zyrtarët thonë se nuk ka pasur shkelje serioze.

Zgjedhjet rajonale, në masë të madhe, janë parë si provë për zgjedhjet parlamentare në muajin dhjetor dhe zgjedhjet presidenciale të parapara për vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG