Ndërlidhjet

1.000 trupa saudite hynë në Bahrein



Një zyrtar i Arabisë Saudite tha se rreth 1.000 ushtarë sauditë kanë hyrë në Bahrein për t’i mbrojtur objektet qeveritare pas trazirave të fundit.

Zyrtari i paemëruar tha se trupat hynë përmes rrugës së ngritur që lidh ujdhesën e Bahreinit me Saudinë.

Ai tha se kontingjenti saudit ishte “pjesë e forcës së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, që do t’i mbrojë objektet qeveritare”.

Më herët mediat raportuan se Bahreini ka ftuar forcat nga vendet fqinje për të ndihmuar të rivendosë rendin.

Mbretëria e Bahreinit është kapluar nga trazirat e frymëzuara nga kryengritjet në Tunizi dhe Egjipt.
XS
SM
MD
LG