Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton për krizën në Libi


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u takua sot për ta shqyrtuar kërkesën e Ligës Arabe për zonën e ndalim-fluturimeve mbi Libi.

Britania dhe Franca kanë hartuar një projekt rezolutë për krijimin e zonës, por ajo ende nuk është lëshuar në qarkullim.

Para takimit, ambasadori francez, Zherar Arod tha se Franca shpreson se mbështetja e Ligës Arabe për zonën e ndalim fluturimit do të sjellë ndryshim në veprimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u takua me ministrat e jashtëm të G 8-ës në Paris për ta diskutuar propozimin.

Televizioni shtetëror i Libisë tha sot se ushtarët që dezertuan do falen nëse dorëzohen.

Trupat e Gadafit filluan t'i shtyjnë rebelët, të cilët javën e kaluar e kontrollonin pjesën lindore dhe i afroheshin kryeqytetit Tripoli.
XS
SM
MD
LG