Ndërlidhjet

Shkup: Agani kërkon lehtësime për pacientët kosovarë



Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Ferid Agani, qëndroi në Shkup, ku me homologun Bujar Osmani shqyrtuan dinamikën e realizimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit në shëndetësi të nënshkruar në maj, 2010.

Agani ka thënë se shëndetësia kosovare është para reformave të thella dhe se për realizimin e tyre, rendësi të madhe ka edhe përvoja e Maqedonisë.

Ai tha se kërkesa e tyre kryesore është që pacientët nga Kosova në Maqedoni, të kenë trajtim të njejtë sikur shtetasit e Maqedonisë, që nuk e kanë të rregulluar çështjen shendëtësore, pra të paguajnë çmime të ngjajshme me shërbimet private shëndetësore.

Sipas tij, Ministria e shëndetësisë e Kosovës, harxhon rreth 27 milion euro për mbulimin e shërbimeve shëndetësore që kryhen në Maqedoni.

Ministri Osmani tha se është formuar një sekretariat i përbashkët për komunikim të përditshëm me qëllim arritjen e standardeve më të larta shëndetësore dhe realizimin e kërkesave të qytetarëve në fushën e mjeksësisë.
XS
SM
MD
LG