Ndërlidhjet

logo-print

Japonia kërkon ndihmën e agjencisë bërthamore të KB



Japonia ka kërkuar ekspertë nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që t'i ndihmojnë t'ia dalë mbanë me dëmin e shkaktuar nga tërmeti në centralin Fukushima.

Jukija Amano, shefi i agjencisë me seli në Vjenë, tha se agjencia dhe qeveria në Tokio po diskutojnë dërgimin e ekspertëve në Japoni.

Nga shpërthimi i sotëm në reaktorin e tretë në centralin në Fukushima u lënduan 11 persona.

Mediat japoneze raportojnë se 2 mijë trupa të pajetë u gjetën sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që më së shumti u godit nga cunami.

Druhet se nga tërmeti dhe cunami kanë vdekur afro 10 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG