Autoritetet e Greqisë kanë arrestuar gjashtë persona, tre nga të cilët dyshohen se i përkasin grupit që kreu sulme me pakot bombë në ambasadat në Athinë.
Policia tha se konfiskoi armatim, municion dhe uniforma gjatë bastisjeve në qytetin Volos dhe Athinë.
Shumica e pakove bombë u neutralizuan para se të shpërthenin, dhe askush nuk u lëndua.
Një pako mbërriu deri në zyrën e kancelares gjermane, ANgela Merkel në Berlin.
Pakoja tjetër që ishte dërguar te kryeministri italian Silvio Berluskoni u ndez në aeroplanin, i cili u detyrua të aterojë në Bolonja.