Ndërlidhjet

logo-print

Vriten tre oficerë policie në Jemen



Përleshje janë raportuar në mbarë Jemenin ku demonstrantët po protestojnë me javë të tëra duke kërkuar dorëheqjen e presidenti Ali Abdullah Saleh, i cili 32 vjet është në pushtet.

Agjencia Reuters raportoi se tre oficerë policie janë vrarë pasi protestuesit u vërsulën në ndërtesën komunale në provincën veriore Xhauf.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur presidentin Saleh si garancë kundër Al Kaidës në Jeme, por e kanë dënuar dhunën dhe kanë bërë thirrje për dialog që t'i jepet fund krizës.
XS
SM
MD
LG