Ndërlidhjet

SHBA: Trupat arabe në Bahrein nuk kryejnë invazion



Shtëpia e Bardhë tha se nuk e konsideron invazion mbërritjen e 1.000 forcave saudite në Bahrein, por i bëri thirrje qeverisë së këtij vendi të ushtrojë përmbajtje.

"Ne besojmë se dialogu politik është mënyra për t'i adresuar trazirat që kanë ndodhur në rajon, nmë Bahrein dhe në vendet tjera, dhe në asnjë mënyrë shtypja e tyre", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni.

Vendet arabe të Gjirit dërguan forca në Bahrein për të ndihmuar familjen mbretërore sunite që t'ia dalë mbanë me protestuesit nga shumica shiite.

Partia më e madhe opozitare shiite në Bahrein e quajti hapin "luftë të pashpallur".
XS
SM
MD
LG