Ndërlidhjet

Edhe palestinezët në protesta


Mijëra palestinezë po mbajnë tubime paralele për bashkim në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Protestat janë organizuar përmes rrjeteve sociale në Internet, ndërsa bëjnë thirrje për t’i dhënë fund ndarjes midis fraksioneve të Fatahut dhe Hamasit.

Ky i fundit ka marrë kontrollin e Gazës në vitin 2007, ndërsa Bregu Perëndimor udhëhiqet nga Autoriteti Palestinez, i dominuar nga Fatahu.

Protestat e sotme janë frymëzuar nga kryengritjet popullore në botën arabe, të cilat çuan në largimin e udhëheqësve të Tunizisë dhe Egjiptit, ndërsa kanë shkaktuar revoltë në Libi.
XS
SM
MD
LG