Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania mbyll shtatë reaktorë bërthamorë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania do të mbyllë përkohësisht reaktorët më të vjetër bërthamorë, pas incidenteve që ka shkaktuar tërmeti në Japoni.

Vendimi do të ndikojë në shtatë reaktorë, të cilët janë vënë në veprim qysh para viteve 1980. Ata do të qëndrojnë të mbyllur për të paktën tre muaj.

Njoftimi i sotëm vjen pas takimit të Merkelit me udhëheqës të shteteve që kanë centrale atomike.

Sipas sondazheve, shumica dërrmuese e gjermanëve janë kundër energjisë bërthamore.
XS
SM
MD
LG