Ndërlidhjet

NATO: Reduktimi s'e zvogëlon rëndësinë e KFOR-it në Kosovë


Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admiralin Samuel J. Loklir, i cili shoqërohej nga komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler.

Pacolli, mes tjerash, ka përsëritur kërkesën që pjesëtarët e FSK-së të jenë pjesë e misioneve paqësore në botë në kuadër të NATO-s, ndërsa ka kërkuar që eprorët e kësaj force të shkollohen në akademitë e ndryshme ushtarake të Aleancës.

Në anë tjetër, admirali Samuel J. Loklir tha se gjatë vizitave që i ka bërë Kosovës në gjashtë muajt e fundit, ka vërejtur një varg ndryshimesh pozitive.

“Kosova dhe NATO kanë bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe do ta vazhdojnë këtë rrugëtim”, tha ai.

Duke folur për reduktimin e trupave të KFOR-it, Loklir tha se “ky zvogëlim nuk e zvogëlon rëndësinë e KFOR-it në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG