Ndërlidhjet

G8 hedh poshtë propozimin e Francës dhe Britanisë


Grupi i tetë fuqive botërore si duket ka hedhur poshtë propozimin e Francës dhe Britanisë për zonën e ndalim fluturimit mbi Libi.

Deklarata e lexuar nga ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe, paralajmëron udhëheqësin libian, Muamer Gadafi, se do të përballet me “pasoja të tmerrshme” nëse shpërfill të drejtat themelore të popullit të tij, ndërsa nuk i referohet propozimit për zonën e ndalim fluturimit.

Ajo po ashtu i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të rritur presionin ndaj Gadafit, madje edhe me anë të masave ekonomike.
XS
SM
MD
LG