Ndërlidhjet

logo-print

Gjendje e jashtëzakonshme në Bahrein


Mbreti i Bahreinit ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme në vend, pas javëve të trazirave në mbretërinë e Gjirit. Vendimi vjen një ditë pas arritjes së 1000 trupave suadite në Bahrein, me kërkesë të monarkisë sunite.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk e konsideron invazion arritjen e këtyre forcave, ndërsa i bëri thirrje qeverisë së vendit të ushtrojë përmbajtje.

"Ne besojmë se dialogu politik është mënyra për t'i adresuar trazirat që kanë ndodhur në rajon, në Bahrein dhe në vendet tjera, e në asnjë mënyrë shtypja e tyre", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni.

Vendet arabe të Gjirit dërguan forca në Bahrein për të ndihmuar familjen mbretërore sunite që t'ia dalë mbanë me protestuesit nga shumica shiite.

Raportet e sotme flasin për një ushtar të vrarë nga përleshjet me demonstruesit në kryeqytetin Manama.
XS
SM
MD
LG