Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova di t'i marrë përgjegjësitë evropiane


"Republika e Kosovës, si një shtet i ri evropian, me banorët e saj të njohur si evropianët më të rinj, është e gatshme të luajë rolin e saj si një vend që di të marrë përsipër përgjegjësitë që dalin nga kjo botë, që është gjithmonë në lëvizje", ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai i bëri këto komente në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Thaçi e ka shfrytëzuar këtë ngjarje edhe për të lobuar për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.

Ai ka takuar nënpresidnetin e Irakut, Tarik al-Hashim, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah, me të cilët ka biseduar për mundësinë e njohjes nga këto dy vende dhe ndërtimin e marrëdhënieve mes tyre.
XS
SM
MD
LG