Ndërlidhjet

Evropa teston centralet bërthamore


Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje për të kryer teste në centralet bërthamore të kontinentit.

Shefi i energjisë, Gunter Oetinger, tha se testet do të bëhen në baza "vullnetare" dhe do të vërtetojnë nëse 153 reaktorët e vendosur në Evropë mund t'iu rezistojnë tërmeteve, cunamit apo sulmeve terroriste.

Komisioni Evropian bëri njoftimin pas bisedimeve emergjente me ministrat dhe udhëheqësit e industrisë bërthamore, që u zhvilluan si pasojë e incidenteve atomike në Japoni, të shkaktuara nga tërmeti.

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel njoftoi për mbylljen e përkohshme të shtatë reaktorëve bërthamorë , ndërsa në Rusi kryeministri Vladimir Putin ka urdhëruar një rishikim urgjent të sektorit bërthamor të vendit.
XS
SM
MD
LG