Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në trevjetorin e Gërdecit


Opozita shqiptare ka përkujtuar trevjetorin e shpërthimit në Gërdec nëpërmjet një proteste kundër qeverisë.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime kundër kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij, të cilën e akuzojnë për "korrupsion dhe mashtrim në zgjedhje".

Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se partia e tij "është e vetmja rrugë që shqiptarët të kenë drejtësi për viktimat e shkaktuara gjatë këtyre viteve nga qeveria e kryeministrit Berisha".

Në tragjedinë e Gërdecit më 2008 kanë humbur jetën 26 persona dhe janë plagosur rreth 200 të tjerë.
XS
SM
MD
LG