Ndërlidhjet

Japoni: Nga SHBA-të kërkohet ndihmë ushtarake për krizën


Punëtorët janë kthyer në centralin atomik në Japoni, që është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami, pasi ishiun evakuuar përkohsisht për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit.

Autoritetet i kanë shpallur planet për ta pastruar një kalim emergjent për në reaktorin numër 4 në centralin atomik në Fukushima, për ta mundësuar arritjen e makinave zjarrfikëse.

Ishte raportuar për zjarrin e dytë në këtë reaktor, ku kontejenerët e karburantit të përdorur janë të depozituar në dhomën e ftohjes.

Nga ana tjetër, tym i bardhë, që mund të jetë avull, është parë duke dalë nga reaktori numër 3.

Japonia tha se nga Uashingtoni ka kërkuar ndihmë ushtarake për tu marrë me këtë krizë.

Njëherësh, një tërmet prej 6 shkallësh i ka dridhur ndërtesat në Tokio.

Franca ka dërguar aeroplana për evakuimin e shtetasve të saj.

Numri zyrtar i personave që e humbën jetën nga tërmeti i së premtes dhe cunami, arriti në 3600 vetë, por ka shqetësime se ky numër mund të jetë edhe më i madh.

Afro 500 mijë njerëz janë strehuar përkohsisht, ndërsa ushqimi dhe karburanti janë në sasi gjithnjë e më të vogël.
XS
SM
MD
LG