Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi raketor amerikan, 5 të vrarë


Zyrtarët e inteligjencës në Pakistan thonë se nga sulmi amerikan me raketa janë vrarë pesë njerëz, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se sulmi u bë sot në rajonin e Vaziristanit Verior.

Shtetet e Bshkuara në mënyrë rutinore shkrepin raketa nga aeroplanat pa ekuipazh, kundër caqeve të al-Kaidës dhe talibanëve, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Të hënën, në këtë rajon, tre militantë u vranë nga një sulm tjetër i dyshuar i një aeroplani amerikan pa ekuipazh.
XS
SM
MD
LG