Ndërlidhjet

Rusi, Bellorusi: Nënshkruhet marrëveshja atomike


Rusia do ta ndërtoj një stacion atomik të energjisë elektrike në Bellorusi dhe këtij vendi do t’i japë një kredi prej 9.4 miliardë dollarë.

Kryeminsitri rus, Vlladimir Putin, e ka mbikëqyrë nënshkrimin e marrëveshjes në Minsk, sipas së cilës centrali do të jetë i gatshëm në vitin 2018.

Lokacioni i këtij centrali, afër kufirit me Letoninë, ka shkaktuar shqetësim si në Bellorusi ashtu edhe Letoni.

Në takimin me presidentin Aleksander Llukashenka, që u transmetua në televizion, Putini sugjeroi se centrali do të jetë më i sigurt se ai në Japoni, që u dëmtua nga tërmeti dhe cunami.
XS
SM
MD
LG