Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan takon Putinin


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, do të takojë homologun rus, Vladimir Putin. Bisedimet pritet të fokusohen në çështjet e eneregjisë, ndonëse pak detaje janë bërë të ditura rreth takimit në Moskë.

Turqia ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për ndërtimin e stacionit të parë bërthamor në vend. I pyetur lidhur me këtë, Erdogan tha se nuk ka asnjë plan për pezullimin e marrëveshjes.

Shqetësimet për energjinë bërthamore janë rritur pas incidenteve atomike në Japoni, të shkaktuara nga tërmeti i javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG