Ndërlidhjet

Thaçi: Bisedimet, në përputhje të plotë me Kushtetutën


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur bindjen e tij se dialogu i nisur në mes të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, do ketë përfundime pozitive.

Me mbështetje të plotë të SHBA-ve e BE-së dhe me qëndrimet korrekte e konstruktive të Kosovës dhe Serbisë, ky proces do të përmbyllet me njohjen reciproke dhe anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, ka thënë shefi i ekzekutivit kosovar në mbledhjen e qeverisë.

Thaçi ka deklaruar se në këtë çështje do të punohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin e Ahtisarit.

Duke iu referuar disa deklaratave të fundit se për veriun e Kosovës duhet të ketë një status të veçantë, kryeministri Thaçi ka theksuar se “çdo deklarim i kujtdo qoftë, qoftë politik apo akademik, që del në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisarit, do të ikë si fluskë sapuni”.
XS
SM
MD
LG