Ndërlidhjet

Katër të vrarë në Bahrein


Forcat ushtarake dhe policore të Bahreinit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe automjetet e blinduara për të shpërndarë protestuesit e tubuar në sheshin kryesor të Manamas.

Raportet flasin për të paktën dy protestues dhe dy policë të vrarë.

Autoritetet kanë vendosur shtetrrethim në Manama dhe kanë ndaluar të gjitha tubimet dhe demonstratat publike.

“Udhëheqësia e forcave të mbrojtjes uron të gjithë ata që kanë kontribuar në kthimin e situatës në normalitet dhe pohon se do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e sigurisë dhe të rendit publik”, citohet të ketë thënë një zyrtar i paemëruar i Ministrisë së Mbrojtjes.

Bahreini prej javësh është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për reforma politike dhe për largimin nga pushteti të mbretërisë sunite.

Mbreti ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend, ndërsa u ka bërë thirrje trupave nga shtetet e tjera të Gjirit të kontribuojnë në ruajtjen e rendit.

Bahareini është aleat strategjik i SHBA-ve dhe bazë e Njësisë së pestë të marinës amerikane.
XS
SM
MD
LG