Ndërlidhjet

logo-print

WP: Strategjia rajonale për demokraci në Lindjen e Mesme


Sloganet kundër qeverisë së Gadafit...

Sloganet kundër qeverisë së Gadafit...

"Washington Post"


Shkruan: Zalmai Khalilzad, ish-ambasador i SHBA-së në Irak dhe OKB

Presidenti Barak Obama raportohet se ka përcaktuar për çdo vend strategji të veçantë për kryengritjet në Lindjen e Mesme. Në vend që të hartojnë një plan rajonal, Shtetet e Bashkuara do t’i adresojnë protestat për demokraci dhe liri në çdo shtet sipas specifikave të veta. Kjo qasje nuk është e duhur për sfidat dhe mundësitë që dalin nga turbullirat politike.

Qasja e administratës deri tash ka dhënë rezultate të përziera. Në anën pozitive, diktatorët në Tunizi dhe Egjipt u larguan paqësisht. Duket se në të dy vendet po ndodh tranzicioni drejt demokracisë, megjithëse gjendja ende nuk është qetësuar.

Në Bahrein, presioni amerikan fillimisht e bindi monarkinë sunduese që t’i ndalë sulmet dhe të angazhohet politikisht me opozitën.

Por, ngjarjet në vendet tjera janë shqetësuese. Protesta kanë filluar të përshkallëzohen kundër partnerëve amerikanë në Jemen, Algjeri, në Arabinë Saudite, Marok, Jordani dhe në disa vende të Gjirit. Nuk është e qartë nëse këto regjime do të jenë në gjendje të merren vesh me lëvizjet opozitare pa një ndërhyrje më të madhe të Amerikës.

Mbërritja e forcave saudite në Bahrein lë të kuptohet se administrata Obama po e humb ndikimin tek ata që e favorizojnë shtypjen. Përveç kësaj, administrata Obama ka dështuar t’u ofrojë përkrahje të nevojshme lëvizjeve opozitare në vendet që kanë regjime anti-amerikane, siç është Libia.

Administrata, gjithashtu, ka treguar pak prirje për një strategji gjithëpërfshirëse të mbështetjes së opozitës në Iran dhe Siri.

Shtetet e Bashkuara duhet të adoptojnë strategji rajonale proaktive, e cila do të dallohet te vendet në tranzicion, te miqtë autoritarë dhe te diktaturat anti-amerikane. Në Irak, Tunizi dhe Egjipt, Shtetet e Bashkuara duhet ta mbështesin tranzicionin drejt një konsolidimi të plotë demokratik.

Te vendet mike me regjime shtypëse, Shtetet e Bashkuara duhet t’i shtyjnë autoritetet të krijojnë hapësirë për aktorët e përgjegjshëm dhe të kryejnë reforma politike.

Megjithatë, kryengritjet që premtojnë më shumë janë në diktaturat anti-amerikane. Sfida e menjëhershme është që të sigurohet përmbysja e liderit libian Moamer Gadafi.

Hapat që do të ndihmonin këtë, janë zona e ndalim-fluturimeve, mbështetja dhe asistenca për autoritetet në zonat e çliruara dhe ndihma ushtarake për kryengritësit, si dhe afrimi me elementet brenda koalicionit të Gadafit, përfshirë fiset.

Pa mbështetje më të madhe nga jashtë, regjimi i Gadafit mund t’i shtypë kundërshtarët e tij dhe Libia, me gjasë, mund të dalë si një zonë e zymtë e sunduar nga fitimtari Gadafi.

Diktatorët tjerë do të trimërohen edhe më shumë për t’i shtypur oponentët demokratë dhe për t’i rezistuar liberalizimit. Dështimi ynë për të vepruar tash, do të na çojë në një intervenim më të shtrenjtë më vonë.(v.p.)
XS
SM
MD
LG