Ndërlidhjet

logo-print

Tahiri dhe Kuper diskutojnë dialogun Prishtinë-Beograd


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, është takuar në Prishtinë me Robert Kuperin, këshilltarin e lartë të baroneshës Kethrin Eshton.

Sipas një njoftimi për shtyp, mësohet se gjatë takimit janë diskutuar përgatitjet për takimin e radhës midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Zonja Tahiri sot është takuar edhe me drejtorin për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, lidhur me raportin e fundit të këtij grupi.

Tahiri citohet të ketë thënë se “çfarëdo propozimi për autonominë e veriut është i papranueshëm dhe joreal, si dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

XS
SM
MD
LG