Ndërlidhjet

logo-print

Intensifikohen luftimet në Libi


Forcat besnike të Muamer Gadafit e kanë intensifikuar ofenzivën ndaj pozicioneve të kryengritësve në qytetin lindor Axhdabija, rreth 150 km nga bastioni i kryengritësve, Bengazi.

Raportohet se të paktën 26 njerëz janë vrarë në Axhdabija gjatë 24 orëve të fundit.

Trupat e Gadafit gjithashtu kryen bombardime artilerike në Misrata, fortesën e fundit të kryengritësve në perëndim të vendit.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit mbajti mbledhje të mbyllur lidhur me projekt-rezolutën për vendosjen e zonës së ndalim fluturimit dhe forcimin e embargos së armëve ndaj Libisë.

Drafti i propozuar nga Libani në emër të Ligës Arabe u mbështet nga Franca dhe Britania.
XS
SM
MD
LG