Ndërlidhjet

logo-print

Kreu i ANEB-it viziton Japoninë


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore tha se situata në Fukushima është "shumë serioze".

Jukia Amano tha se do të udhëtojë drejt Japonisë të enjten, për të vlerësuar nga afër zhvillimet e atje.

Sot punëtorët në centralin bërthamor të Fukishimës janë detyruar të ndërprejnë punën përkohësisht, për shkak të niveleve të larta të rrezatimit.

Impianti në veri të Tokios është goditur nga disa shpërthime dhe zjarre pas dëmtimeve që ka përsuar nga tërmeti dhe cunami.

Helikopterët ushtarakë kanë vazhduar të bartin ujë mbi reaktorët me sisteme të dëmtuara të ftohjes.

Autoritetet qeveritare thonë se rrezatimi nuk përbën rrezik të menjëhershëm shëndetësor për njerëzit jashtë zonës 20-kilometershe të uzinës, e cila tashmë është evakuuar.
XS
SM
MD
LG