Ndërlidhjet

OKB, e gatshme për ndihma shtesë për Japoninë


Shefi i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë ndihma shtesë për Japoninë, varësisht kërkesave të Tokios.

Pas bisedës telefonike me kryeministrin japonez, Nato Kan, Ban tha se është "shumë i shqetësuar" me situatën që ka shkaktuar kriza bërthamore, ndërsa përshëndeti përpjekjet e qeverisë për të kapërcyer rrezikun që kërcënon popullsinë.

"Sekretari i përgjithshëm ka shprehur edhe një herë ngushëllime për qytetarët japonezë", thuhet në deklaratën e OKB-së.

Ekipi i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, i specializuar për vlerësimin e katastrofave, është dërguar në Japoni një ditë pas tërmetit që ka goditur këtë vend.
XS
SM
MD
LG